BOOM - ‘Çmendet’ Bashkia Tiranës, firmos për zaptimin e hapësirës, Qytetari: Nuk nxjerrim dot xhenazen
Në rrugën ‘Gjin Bue Shpata’ ndodhet një pallat punimet e të cilit kanë përfunduar 10 vite më parë por tani një banor ka aplikuar në bashki për vendosjen e një ashensori në pjesën e jashtme të pallatit.
Bashkia Tiranës ka miratuar një leje paraprake punimesh për vendosjen e ashensorit pa marrë parasysh faktin që hapësira e përbashkët midis 2 pallateve është 3.2 metra dhe nëse do të vendoset ashensori nuk do kenë rruge kalimi për qytetarët.
Për më tepër në rast emergjence nuk mund të futet as zjarrfikësja dhe as ambulanca.
Stilian Sala: Ne nuk na kanë lajmëruar për këtë gjë që po bëhet këtu. Kjo është një hapësirë e përbashkët që duhet respektuar nga të dyja palët. Kjo zë hyrjen e shtëpisë time dhe i vjen pallatit tjetër shumë afër. Kjo është dalja e vetme që kam me shtëpisë. Kjo është jnë distancë e pamjaftueshme. Nuk dal dot as me fëmijën. Këtu poshtë kalojnë edhe ujërat e zeza e nuk mund të ndërtosh sipër tyre.
Bashkia Tiranës jep leje për vendosjen e ashensorit mbi kolektor dhe siç e pate kishin shpërthyer ujërat e zeza në bodrumin e pallateve.
Gazetarja Alketa Çeku iu drejtua Bashkisë Tiranë me një kërkesë për marrje informacioni në lidhje me këtë rast.
Një pyetje ka BOOM për Bashkinë e Tiranës: a dilni në terren për të bërë verifikime para se të firmosni leje?


