Basha: T’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira e të drejta, demokratët të lodhur nga konflikti i brendshëm

Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha ka lajmëruar sot më 21 mars dorëheqjen e tij si kreu i Partisë Demokratike.

Basha tha se do të vazhdoj pa rreshtuar duke punuar me mish dhe shpirt për ringritjen e PD-së dhe se partisë i duhet një proces zgjedhor i rregulltë dhe i drejtë.

Ai theksoi se demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe fushatat denigrues që dëmton partinë tonë dhe përfiton vetëm Rama dhe klika e tij.

Basha: Do të bëj gjithçka që ato të mos shkojnë dëm, por t’i japim forcë një partie që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj. Unë do të vazhdoj pa rreshtuar duke punuar me mish dhe shpirt për ringritjen e PD-së. Jam i bindur që duhet një proces analize dhe reflektimi e më pas një proces zgjedhor, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza drejt qendrës. Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe fushatat denigruese që dëmton partinë tonë dhe përfiton vetëm Rama dhe klika e tij. Shqipëria do të ketë një PD të fortë në krah të njerëzve dhe interesit kombëtar. Me mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar për një PD euroatlantike. Këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në zemrat dhe mendjet e demokratëve.

EMISIONET