Bie zjarr në Lazarat/ Era e fortë favorizon flakët dhe rrezikon përhapjen e tyre në drejtim të banesave

Një zjarr ka rënë në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, i cili ka përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre. Pas marrjes së këtij informacioni, forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Pas një pune intensive, ata kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
Kjo situatë ka shkaktuar ankth dhe panik tek banorët e zonës, pasi zjarri rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të tyre.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk pati dëme në banesa apo persona të lënduar.

