SPAK nis ekspertimin e telefonave të Redi Strugës/ Në hetim edhe USB-të, hard disqet dhe DVR-të e kompanisë

Pas kontrolleve të kryera në mujin qershor ndaj biznesmenit Redi Struga dhe kompanise se tij, Prokuoria e Posacme ka marr pergjigje positive pë r hapjen e aparateve celulare te sekuestraur ndaj tij dhe bashkëshortes.
Me vendim të GJJKO-s marr më 21 korrik,prokuroria ka nisur me i të dhënave, kërkimi, analizimi, kqyrja dhe përzgjedhja e të dhënave me rëndësi për hetimin, në lidhje me hetimet të celularit tip Galaxy A265G te shtetasit Redi Struga.
Po ashtu subject të kqyrjes se SPAK do e jene edhe dy aparate celulare të gruas se biznesmenit, Ariola Struga nje Samsung" model Galaxy AS si dhe një Iphone 15 Pro max.
Po ashtu prane prokurorise do të vijojne te mbahen të sekuestruara materialet dhe paisjet e marra nga shoqërisë "South Adriatic Development" sh.p.k.
Në kë to shoqeri spak ka marrë si pove materiale Usb, had disk si dhe paisje elektronike, po ashtu si DVR te kamerave te sigurise.Ne qersho spak dhe BKH ushtroi kontrolle mbi aktivitetin e Redi Strugës, ish pronar i Albania Land Development, kompani përmes së cilave ai bleu sipërfaqe të shumta toke në Zvërnec.
Në nëntor të vitit 2025, kompania rezulton të ketë kaluar në duart e dy vëllezërve, Alkhayat, nga Katari, bashkëpronarët e kompanisë ‘’Power Holding’’, një nga më të mëdhatë në lindjen e Mesme që ka blerë pronat për investimin turistik në Zvërnec.
Struga është një nga tre administratorët aktual të Albania Land Development.
Kompania “InfraKonsult” sh.p.k. e Redi Strugës është kompania projektuese dhe mbikëqyrëse e punimeve në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili u shemb në muajin shkurt të 2026, duke bllokuar qarkullimin dhe izoluar tërësisht Juglindjen e vendit e duke shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik.

