Rafael Leao drejt një surprize në merkato/ Sulmuesi i Milanit shqyrton kalimin te Galatasaray

Rafael Leao mund të jetë protagonist i një transferimi të papritur këtë verë, pasi sulmuesi portugez po shqyrton mundësinë e një kalimi te Galatasaray.
Ylli i Milanit kishte pritur oferta nga klubet e mëdha të Evropës, veçanërisht nga Liga Premier, por deri tani asnjë propozim konkret nuk ka mbërritur për të.
Ndërkohë, kampionët e Turqisë kanë intensifikuar përpjekjet për ta bindur Leaon të transferohet në Stamboll, duke i ofruar një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon, rreth dyfishin e asaj që përfiton aktualisht te Milani.
Sipas mediave italiane, mungesa e interesimit nga klubet e elitës evropiane ka bërë që Leao të jetë më i hapur ndaj një aventure në Superligën turke.
Milani dhe lojtari thuhet se kanë vendosur të ndajnë rrugët këtë verë, ndërsa portugezi nuk shihet si pjesë e planeve të trajnerit të ri Ruben Amorim.
Klubi italian ka vendosur një çmim rreth 50 milionë euro për kartonin e Leaos, por mund të jetë i detyruar ta ulë këtë shifër për të lehtësuar largimin dhe për të siguruar fonde për përforcime të reja.


