Reformat nuk janë "ambalazhe politike"/ Ametllari: Rasti i ndarjes territoriale tregon pse nxitimi dëmton procesin
Hartimi i reformave kërkon analiza të thella tekniko-ligjore dhe kohë të mjaftueshme për konsultime, e jo ngutje politike për të nxjerrë thjesht një hartë të re, ka deklaruar në studion e Ora News, Redi Ametllari nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
"Diskutime nga parlamentarët, janë reforma që kërkojnë analiza të thelluara tekniko-ligjore të asaj që synohet të arrihet.
Prandaj e kanë edhe emrin reformë. Mbase kjo është një handikap i joni si, të të mësuarit me bërë reforma më shumë si ambalazhe të debateve politike sesa të një reforme të mirëfilltë të asaj që synon të sjellë në terma të objektivave që janë vendosur, por edhe në terma të rezultateve.
Për shembull, në qoftë se marrim reformën administrative territoriale, në ato studime të shumta që bëhen dhe praktikat e mira evropiane, një reformë administrative territoriale nuk mund të bëhet gjatë një viti vetëm.
Një vit mund të zgjasë vetëm procesi i konsultimit.
Është shumë e shkurtër dhe në shumë vende evropiane, sidomos ato nordike që kanë një traditë të mirë të çështjes së reformës administrative territoriale, është një proces që zgjatet në kohë dhe ndahet me etapa.
Dhe në fakt, reforma është fundi i procesit, jo fillimi. Pra, nuk është harta, është thjesht fundi i procesit. Që do të thotë, në fillim bëhet një diagnostikim i asaj që çfarë nuk shkon, çfarë u lejon, çfarë u atribuon baza ligjore dhe pastaj një analizë e praktikës se çfarë ka ndodhur me bashkitë", u shpreh Ametllari.
Ndiqni intervistën e plotë:

