Zgjedhjet në strukturat e PD/ Adriana Kalaja zgjidhet unanimisht në krye të Komisionit të Apelimit

Adriana Kalaja është zgjedhur ditën e sotme unanimisht në krye të Komisionit të Apelimit dhe Vleresimit të Statutit, strukturë të cilën e kishte drejtuar edhe më herët.
Ky rezultat u shpall gjatë mbledhje së parë të këtij komisioni, me votat e të gjithë anëtarëve. Kujtojmë që pak ditë më parë Partia Demokratike ka rizgjedhur strukturat e saj drejtuese.
Ata do të jenë bashkëpunëtorët e ngushtë të kryetarit të kësaj partie, Sali Berisha, ndërsa gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u konstituua edhe Komisioni i Apelimit me 5 anëtarë.

