Stuhia e breshërit g*det Italinë, dëmtime në makina, çati dhe të mbjella (VIDEO)

Italia u godit dje nga dy ngjarje krejtësisht të ndryshme ekstreme të motit, pasi Veriu u godit nga stuhi të forta dhe breshër, ndërsa Jugu vazhdoi të goditej nga temperatura që tejkalonin 40° Cdhe zjarre.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, vala e motit të keq, e cila kishte filluar në Lombardi të dielën, u përhap në Emilia-Romagna, duke shkaktuar dëme serioze në shtëpi, automjete, të mbjella dhe infrastrukturë.
Në provincën e Ferrarës, breshër me diametër deri në tre centimetra theu dritare, shpoi çati dhe panele fotovoltaike, ndërsa shumë shoferë ndaluan automjetet e tyre në autostradën A13 për t'u mbrojtur nga ashpërsia e fenomenit.
"Qielli u errësua papritur dhe pastaj ranë breshër me përmasa sa gurë. Më shkatërroi xhamin e përparmë. Ndalova në buzë dhe mbulova fytyrën", tregoi njëri prej tyre.
Në zonën e San Martinos, pemët që ranë dëmtuan një rrjet ujësjellësi, duke i lënë banorët pa ujë, ndërsa zona të tjera përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike. Në Ravenna, u raportua se më shumë se 100 pemë ishin rrëzuar, rruga bregdetare Romea u mbyll për disa orë dhe erërat e forta dëmtuan çatinë e një ndërtese shkolle. Transporti hekurudhor u prek gjithashtu, me vonesa deri në 70 minuta dhe anulime në linjën Ferrara-Ravenna.
I danni della potente grandinata che ha devastato centinaia di auto lungo la A13 nei pressi di Ferrara. Consulta il Radar Live per evitare i fenomeni più violenti ???? https://t.co/alV5R2fmO9 #meteoradar #grandine #temporali #emergenza pic.twitter.com/BGK85hUcId
— Meteo & Radar (@meteoeradar) July 21, 2026

