Avokatët e Lefter Kokës: Akuza për incineratorin e Fierit “copy-paste” e asaj të Elbasanit. Hetim me copa, qëllimi është të mos zbardhet e vërteta

Avokatët e ish-ministrit Lefter Koka të arrestuar për çështjen e incineratorëve, i kanë cilësuar hetimet e SPAK-ut me copa dhe qëllimi i tyre është mos zbardhkja e së vërtetës.

Në dosjen e plotë të palës mbrojtëse avokatët theksojnë se akuza është kopje e ekzakte e akuzës së procesit Elbasanit, me të njëjtët persona, të njëjtat shoqëri dhe të njëjtat fakte penale, madje dhe pretenca është e njëjtë.

Mbrojtja e plotë e Lefter Kokës

1-Nje dosje hetimore e fraksionuar ne copa me qellim moszbardhjen e te vertetes dhe pergjegjesive te secilit.

2. Akuza eshte kopje e ekzakte e akuzes se procesit Elbasanit me te njejtet persona, te njejtat shoqeri dhe te njejtat fakte penale, madje dhe prtenca eshte e njejte.

3-Kosto e impiantit të Fierit ka tejkaluar vleren qe shteti ka paguar dhe koncesionari ka pesuar humbje te renda.

4- Administratori i përcaktuar nga shteti ka faktuar se koncesionari ka paguar 5.2 Milion Euro punime shtesë , pa marrë asnje fond nga buxheti i shtetit si dhe ka pesuar nje dem prej 3 milion euro .

5. Hetimi shmangu dhe pengoi te verteten per kete impiant duke mos kryer nje akt ekspertimi inxhinierik pasi e kuptoi qe do te deshtonte ne akuza ne rast se do ta kishte bere nje te tille.

6.Procedura eshte konform ligjit e filtruar edhe nga anetaret e institucioneve qe kishin te detyre me ligj ta filtronin dhe monitoronin ligjerisht (ATRAKO,MEI)

7- Cështja mbi shpronësimin e tokës është gjykuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e cila e ka cilesuar Truall pronen e shpronesuar ndersa ministria e mjedisit e shpronesuar me vlere toke are me nje vlere 6 fish me pak.

8-Punimet kane filluar per pergatitjen e kantierit qe ne vitin 2017 sipas lejes provizore te Bashkise faktuar kjo edhe nga Vendimi i Gjyqtares Paraprake te ceshtjes

9- Askush nga personat e pyetur deri më sot nuk dëshmon të jetë influencuar apo ti ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës .

10- Nuk rezulton asnjë njohje e Lefter Kokës me koncesionarët.

11-Hetimi dhe akuza bazohen vetem ne disa fatura shoqerish pa analizuar dhe provuar sesi kane shkuar keto leke te Lefter Koka

12-Per cdo paragraf te akuzes kemi paraqitur me qindra dokumenta dhe argumenta qe katerciperish vertetojne te kunderten?

13-Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013,  faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit dhe si jane pastruar?

14-Prona që kërkoni të sekuestroni ka një vlerë 4 fish më të larë se vlera e korrupsionit të pretenduar 

15-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.

16- Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht dhe me porosi.

edison vatnikaj lefter koka

EMISIONET