Meta: E rëndësishme është unifikimi i opozitës dhe vënia e saj përballë regjimit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot në lidhje se kë njeh si kryetar grupit të PD-së, Bardhin apo Bashën, ndërsa shtoi se vota tregon legjitimitetin.
“Mendoj se në demokraci ju e dini se është vota, është shumica të cilat tregojmë legjitimitet kur ka një diskutim.
Nuk është detyrë e imja, por për mua është unifikimi i opozitës dhe vënia në punë njëherë e përgjithmonë e opozitës përballë regjimit.”, tha Meta.
Duke u ndalur te zgjedhjet në Kukës, që do të përsëriten, Meta tha se me këtë proces po merren ekspertët.
“Këto janë çështje teknike dhe me këto merren eksportet. Uroj që të ketë reflektim nga të gjithë qytetarët në Kukës.”, tha ai. Po ashtu Meta u ndal te aksioni opozitar.
“S’kemi ndaluar asnjë ditë, asnjë sekondë, Partia e Lirisë për të bërë opozitë. Partia dhe Ilir Meta vijojnë aksionin”, nënvizoi ai.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në qeveri, që sollën lëvizje në 7 prej ministrive. I pyetur nga gazetarët si një socialist i vjetër, në lidhje edhe me Asamblenë e PS-së, Meta u shpreh:
"Hiq Lenën vër Prenën gjithmonë e më rëndë do të shkojë, një parti e mbështetur në shtypje dhe arrogancë", tha ai.
Meta u pyet nëse do të negociojë një bashkim mes Rithemelimit dhe Partisë Demokratike. Meta tha kjo nuk është çështje negociatash, por duhet që aksioni opozitar të unifikohet në parlament.
“Aksioni në parlament është ai që unifikon opozitën, nuk është çështje negociatash, opozita ka mundësitë të bëj opozitë më të fuqishme se deri tani.
Edhe kjo opozitë që është bërë deri më tani, në këto kushte shumë të vështira, por mos harroni se këto skandale janë ngritur nga opozita dhe ajo duke i bashkuar forcat i ka mundësi të jetë e sukseshme dhe shumë shpejt të garantojë një ndryshim të fortë”, u shpreh Meta, gjatë një takimi ku PD e Berishës prezantoi shklejet e zgjedhjeve të 14 Majit, në një libër që do të botohet dhe në Anglisht.