PAMJET/ Aksident i rëndë në Kukës! Makina del nga rruga dhe fluturon në banesë, tre të pl*gosur

PAMJET/ Aksident i rëndë në Kukës! Makina del nga rruga dhe

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Kukës–Bicaj, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, kur një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit, shtetasi T. C., dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit gjatë lëvizjes, duke shkaktuar daljen e tij nga rruga dhe përplasjen me një banesë.

PAMJET/ Aksident i rëndë në Kukës! Makina del nga rruga dhe

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi dhe dy pasagjere, shtetaset M. C. dhe Xh. A..

Të tre personat janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, shtetasi T. C., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur  me murin e një banese.

PAMJET/ Aksident i rëndë në Kukës! Makina del nga rruga dhe

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A., të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET