Rrufeja godet tufën me bagëti në Maliq, ngordhin rreth 30 dele dhe dhi në malin e Nikollarës

Rreth 30 krerë bagëti të imëta, dele dhe dhi, janë goditur nga rrufeja në malin e Nikollarës, në Njësinë Administrative Moglicë, Bashkia Maliq.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një moti të keq, kur zona është përfshirë nga reshje të forta shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Sipas informacioneve paraprake, bagëtitë ndodheshin në kullotë në momentin kur ka nisur stuhia. Si pasojë e goditjes nga rrufeja, të gjitha kafshët kanë ngordhur.
Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për blegtorin, ndërsa lidhet drejtpërdrejt me kushtet e pafavorshme atmosferike që kanë përfshirë zonën në atë moment.

