Aksident gjatë natës në Gramsh/ Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur

Aksident gjatë natës në Gramsh/ Kali i del përpara motorit,

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh me motor.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë lëvizjes në rrugë, një kalë u ka dalë papritur përpara, duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin e motorit. Si pasojë, burri dhe gruaja janë rrëzuar dhe kanë pësuar lëndime.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Gramshit dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt Spitalit të Gramshit.

Pas rreth një ore nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, çifti është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

EMISIONET