60 DITË BURG PËR “CIPURIN “ E VLORËS/ Armando Sulejmani mohon akuzat: Makina është e një shoku

Armando Sulejmani si njohur si anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë do të qëndrojë vetëm dy muaj në burg.

Gjykata e Durrësit duket se nuk është e bindur plotësisht më provat që ka sjell prokuroria dukë i lënë kësaj të fundit marrjën e më shumë materialeve që e implikojnë Suljemanin në veprat penale për të cilën është arrestuar.

Në seancën gjyqësore, Armando Suljemani i njohur si “Çipuri” ka deklaruar se makina më të cilën ai lëvizte dhe që mendohet se ishte e vjedhur ishte e një shoku të tij.

Armando Sulejmani: “Makina është e shokut jo e imja, e kam marrë në përdorim. Nuk kam asnjë lidhje me vjedhjen e makinës në Tiranë. Makina me të cilën udhëtoja i përket një shokut tim. Nuk kisha dijeni se në bagazh ndodheshin targa të një makine tjetër”.

Sipas policisë, Armando Sulejmani po lëviztë më një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa të vjedhura në zonën e Siptallës.

Pasi policia e pikasi iu bë shenjë ndalimi, por 48-vjeçari nuk i është përgjigjur urdherit për ndalim dhe ka tentuar të largohet.

Pas një ndjekjeje për disa minuta është realizuar dhe kapja e tij. Pas verifikimeve rezultoi se targat e makinës Benz me të cilin po lëvizte Sulejmani i përkisinin një “Land Rover”.

Gjatë kontrollit të makinës, atij iu gjetën në bagazh edhe targat origjinale të makinës që lëvizte. Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur një 26-vjeçar, pronari i makinës.

edison vatnikaj armando sulejmani

EMISIONET