17-vjeçari, Ahmed Gjini: Prej moshës 6-vjeç falem dhe predikoj fenë time
Ashtu si dhe 10 vitet më herët edhe këtë të mërkurë Ahmed Gjinin e gjetëm në sheshin Skënderbej duke falur namazin e Fiter Bajramit.
Në orët e para të mëngjesit ai u përgatdit për të dalë në shesh.
‘’Është ditë e vecantë për cdo besimtar.
Falja për besimtarët është pastrim, është lidhje me Allahun’’.
Pas kësaj në shtëpi e pret dreka e Bajramit, ku ashtu sic e ka dhe tradita do mbidhen me familjarët dhe të afërmit.
‘’Kemi një drekë dmth, pas namazit të drekës.
Është një gjë simbolike, për me u mbledh’’.
Në këtë ditë të shenjtë ai lutet për sa më shumë dashuri mes njëri tjetrit.
‘’Të jenë të gjithë sa më të lumtur’’.
Mesazhe urimi për festën e Fiter Bajramit përcollën besimtarët që u bashkuan në sheshin e kryeqytetit.
Edhe politikanët mesazhet i dhanë në komunitetin mysliman shqiptar.
Ndërsa presidenti Begaj zgjodhi që urimet ti jepte në Elbasan.