"16 vite Ora News", gazetarja Musai: Gjeta njerëz që suportuan idetë e mia, më "rritën" e më bënë kjo që jam sot
16 vite televizion e koha duket se ka kaluar sa hap e mbyll sytë. Kështu shprehen gazetarë e moderatorë të Ora News për të cilën puna në këtë media ka qenë jo vetëm përgjegjësi, por dhe kënaqësi.
Gazetarja e Ora News Sonila Musai në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora u shpreh se në këtë televizion gjeti mundësi dhe njerëz të cilën mbështetën idetë dhe punën e saj.
Sonila Musai: Jam bërë pjesë e Orës 7 vite më parë. Them si ka mundësi ka kaluar sa hap e mbyll sytë. Pavarësisht se kemi kaluar vështirësi ka patur dhe ditë të bukura dhe koha ecën shpejt, jemi këtu pas 5 vitesh.
Kur mu bë oferta, isha e dyzuar. Miqtë e mi më thanë: "Shko, mos hezito. Atje do të gjesh njerëz shumë të mirë dhe të dashur". Dhe ashtu doli në fakt. Fakti që kam 5 vite këtu do të thotë se njerëzit që gjeta këtu ishin shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin. Më kanë suportuar me idetë e mia, patjetër drejtori i informacionit, presidenti dhe zonja e tij kanë qenë gjithmonë pro gazetarët që kanë ide dhe dëshirë për të vijuar misionin në media.
Gjatë kohës së seksuestros miq të mi më thanë: "Shiko për një mundësi tjetër për të lëvizur", dhe të them të drejtën përgjigja ka qenë e prerë. Unë nuk lëviz nga ky televizion, nëse ky televizion do vazhdojë unë do jem këtu deri në minutën e fundit. Çdokush e di që ngrohtësinë e dashurinë që e kanë gjetur tek Ora nuk e kanë gjetur në TV e tjera.
Ky televizion më ka rritur dhe më ka suportuar e nëse unë jam vërtet këtu ku jam, është prej suportit që më kanë dhënë drejtuestit e Ora News. Unë jam besnike e Orës dhe do të jem gjithmonë.