"16 vite Ora News" Gazetari Everest Dedaj: Televizioni ku punohet në grup

Ora News feston sot 16 vjetorin e saj. Pavarësisht vështirësive ky televizion ia doli që ashtu si në ditën e parë të mos humbasë qëllimin dhe objektivin e tij: Lajmi, mbi gjithçka.

I ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora gazetari i Ora News Everest Dedaj u shpreh se në këtë 16 vjetor ai e sheh median krahasuar dhe me raportet ndërkombëtare, nën presion kryesisht nga qeveria.

"Media ndoshta më shumë se çdo kohë ka një lloj krize të ekzistencës së saj jo nga media por ndaj një qasjeje që ka ndaj ndaj medias. Po ti referohemi raporteve ndërkombëtare liria e medias ka pësuar një lloj presioni që vjen kryesisht nga qeveria. Sigurisht RTV Ora dhe Ora News i ka përjetuar në lëkurë por duket se e njëjta qasje e sjellje është në të gjtihë spektrin mediatik në vendin tonë.

Unë kam 10 vite këtu, kam punuar dhe në media të tjera më parë, por besoj staf më fantastik është vështirë të gjesh. Duket se ka një lloj trashëgimie kjo lidhet dhe me cilësinë dhe asaj çka prodhohet," tha ai.

EMISIONET