"16 vite Ora News" Beti Njuma: Shtëpi e dytë, përkushtimi dhe dëshira mposhtën presionin. Ne vazhduam përpara
Televizioni Ora News feston sot 16 vjetorin e krijimit të tij. Në këto vite plot me punë, sukses, arritje e njëkohësisht nga ana tjetër në 3 vite presioni e shantazhi kjo media ia doli që të qëndrojë në këmbë e të ecë përpara.
Kjo si meritë e drejtuesëve të saj dhe punës së palodhur të gazetarëve.
E ftuar në emisionin "Ditë e Re" moderatorja Beti Njuma tregoi eksperiencën e saj sic e cilësoi dhe ajo në shtëpinë e dytë.
Beti Njuma: Unë erdha këtu nga një eksperiencë tjetër 13 vjeçare në një televizion tjetër. Sa herë kalon derën e RTV Orës duket se hyn në një shtëpi të dytë.
Ne kemi kaluar 3 vite shumë të vështira me një presion shumë të madh politik gjyqësor, edhe mediatik.
Përkushtimi, dëshira për të ecur e për të vazhduar përpara na ka dhënë forcë. Edhe në momenti dëshpërimi e të pavendosmërisë, edhe atëherë kur kemi pasur dyshimet tona.
Urimi im për këtë 16 vjetor është që ne të vazhdojmë të punojmë me dashuri e përkushtim siç kemi punuar deri sot. Për sa kohë kemi gjetur mbështetjen e drejtuesëve them që kjo është një rrugëtimi vështirë, por do t'ja dalim.
Kjo fjali "Do t'ja dalim" na është thënë që në ditët e para të sekuestros kur u përballëm me ato pamjet e atyre uniformave speciale. Një shoë i panevojshëm. Ka qënë fjala e ngrohtë por dhe e vendosur e Ylli Ndroqit që na tha: Do t'ja dalim.
Në korridoret e televizionin ka fotografi që tregojnë historinë se si ka lindur ky televizion. Lindi nga asgjëja, nga ca mure. Sot nuk ka mure, sot ka histori, nejrëz që punojnë, arkivë të pasur e kujtesë. Ne jemi këtu për të thënë se do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën dashuri e përkushtim.