“100 mijë euro ose do e pësosh!”/ Gjoba e pa paguar, i shpërtheu fasonerinë sipërmarrësit italian

Zbulohet arsyeja e vendosjes së tritolit në fasonerinë në zonën e Freskut në kryeqytet pak ditë më parë.

Shtetasit italian i ishte vendosur një gjobë prej 100 mijë eurosh nga Edmond Arapi, i akuzuar më parë për plagosje.

Por italiani nuk ka pranuar që të paguajë.

Arapi e ka kërcënuar disa herë italianin duke i thënë se nësë nuk do t’i jepte paratë do ta pësonte keq.

Pasi italiani nuk pranonte të paguante gjobën, Emdond Arapi nga Himara ka organizuar edhe vendosjen e tritolit.

Ai ka kontaktuar 16-vjeçarin, dhe e ka porositur të vjedh një biçikletë dhe më pas i ka siguruar edhe sasinë e tritolit, duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për ta vendosur në ambientet e fasonerisë.

Pasi kanë vendosur tritolin autori dhe janë larguar. I mituri fshihej në Valias, ndërsa porositësi në Himarë.

Policia ka marrë dhe dëshminë e italianit që ka ndihmuar në zbardhjen e vendosjes së tritolit.

Pas koordinimeve me komisariatin e Himarës kanë marrë informacion për autorin.

Ndërsa falë punës së Komisariatit 5 dhe 4 është arrestuar Edmond Arapi.

elton qyno edmond arapi fasoneria

EMISIONET