Spanja pësoi vetëm 1 gol në gjithë Botërorin, FIFA lë jashtë Cubarsin dhe Laporten nga nominimet për formacionin më të mirë të Botërorit

Spanja pësoi vetëm 1 gol në gjithë Botërorin, FIFA

Pavarësisht paraqitjeve të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2026, Pau Cubarsí dhe Aymeric Laporte nuk janë përfshirë në listën e FIFA-s për formacionin ideal të turneut.

Dy mbrojtësit formuan një dyshe të shkëlqyer në qendër të mbrojtjes së Spanjës, duke qenë ndër protagonistët kryesorë në fitimin e titullit botëror. Spanja pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut, atë ndaj Belgjikës, ndërsa Cubarsí u shpall edhe Lojtari i Ri më i Mirë i Botërorit.

Megjithatë, FIFA i ka lënë të dy jashtë listës së gjashtë mbrojtësve të nominuar për ekipin më të mirë të turneut, një vendim që ka shkaktuar habi pas paraqitjeve të tyre.

Nga Spanja, në mesin e të nominuarve si mbrojtës janë vetëm Marc Cucurella dhe Pedro Porro. Ndërkohë, listën e plotësojnë Lisandro Martínez, Cristian “Cuti” Romero, Gabriel Magalhães, Dayot Upamecano dhe Virgil van Dijk.

Përveç Cucurellës dhe Porros, kandidatët spanjollë për formacionin ideal janë edhe portieri Unai Simón, mesfushorët Rodri dhe Lamine Yamal (i nominuar si mesfushor), si dhe sulmuesi Mikel Oyarzabal.

EMISIONET