Krim i rëndë brenda familjes në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain

Ky është Xhevit Sinani, 80-vjeçari që vrau bashkëshorten dhe të vëllanë në Gramsh.

Krimi në familje u shënua në orët e pasdites në fshatin malor të Tervolit.

Fillimisht 80-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij 84-vjeçare Zeqinen në ambjentet e banesës duke e goditur me sëpatë.

Xhevit Sinani më tej ka sulmuar dhe vrarë edhe vëllanë e tij Shaqir Sinani, 73 vjeç, në banesën e këtij të fundit rreth 1 km nga shtëpia e autorit.

Pas krimit makabër 80-vjeçari shkoi në banesën e një krushku nga ku marrë në telefon të birin duke i treguar se kishte masakruar nënën dhe xhaxhanë.

Bashkëshortët Xhevit dhe Zeqine Sinani kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa.

Sipas të afërmëve 80 vjeçari kishte pasur shenja të sëmundjes nervore por ky raportim ende nuk është konfirmuar nga grupi hetimor.

Xhevit Sinani u vu në pranga nga policia ndërsa pritet marrja në pyetje për të zbuluar edhe shkaqet e masakrës me sëpatë.

74-vjeçarja Zeqine Sinani është viktima e parë për vitin 2023 nga krimet në familje me autor bashkëshortin.

vrasje e dyfishte gramsh xhevit sinani krim ne familje

EMISIONET