Ky është 80-vjeçari që vrau gruan dhe vëllain e tij sot në një fshat të Gramshit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2023, 17:43
Ky është 80-vjeçari Xhevit Sinani i cili ditën e sotme vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij.
Sipas informacioneve paraprake ai Xhevit Sinani, i ka qëlluar me sendin e mprehtë dy viktimat, Zeqine Sinani 74-vjeçe dhe Shaqir Sinani, 73-vjeç.
Ndërkohë pak minuta pas krimit të rëndë, ai u kap nga policia e Gramshit dhe u dërgua në komisariat.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje, ndërsa dyshohet se autori vuante edhe nga skleroza.