Vrau gruan dhe vëllain me sëpatë, momenti kur policia shoqëron në furgon autorin

Vrau gruan dhe vëllain me sëpatë, momenti kur policia

Ky është momenti kur efektivët futin në furgonin e policisë me pranga në duar 80-vjeçarin, Xhevit Sinani, i cili ditën e sotme vrau gruan dhe vëllain e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xhevit Sinani 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Zeqine Sinani rreth 74-vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij  Shaqir Sinani, 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vrasje e dyfishte gramsh xhevit sinani krim ne familje

EMISIONET