Varfëria, këmbëkryq në Ballshin e arit të zi

Qyteti i naftëtarëve duhet të ishte ndër zonat më të pasura, pasi ari i zi është një nga burimet më të mëdha të pasurisë, por në fakt situata është krejt ndryshe.

Në  Ballsh, pjesa më e madhe e banorëve ushqehet me borxhe dhe dyqanet janë në vështirësi për shkak të listave të cilat janë ndër vite.

"Që kur janë pa punë marrin. Kam kunetërit e mi, të dy në uzinë që vinë dhe marrin. Nuk u them dot jo".

Tregtarët me keqardhje shprehen se do ti ndihmojnë sa të munden, por detyrimet janë me shuma tepër të mëdha.

"Edhe ne keq jemi, nuk na jep njeri. Do japim e do japim dhe do i ndërpresim."

Pjesa më e madhe e familjeve të Ballshin kanë punuar ndër vite në uzinën e përpunimit të thellë të naftës.

Puna e 20 muajve të fundit nuk u është paguar ndaj u detyruan të futen në grevë urie.

Pjesa më e madhe e tyre e fituan të drejtën dhe në gjykatë, por deri më tani nuk është dhënë asnjë lek.

Vendi Lajme Sociale Greva e naftetareve ballshi qyteti i arit te zi listat veresie

EMISIONET