Donald Trump është nominuar për çmimin  Nobel për Paqen për paqe pas arritjes së marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nominimi ka ardhur nga një anëtar i parlamentit norvegjes, Christian Tybring Gjedde, i cili veç të tjerash e ka lavdëruar Trumpin për arritjet e tij në zgjidhjen e konflikteve rreth botës.

Ai u shpres se Trump i përmbush tre kushtet e nevojshme për t’u nominuar për këtë çmim.

I pari është shoqëria midis kombeve dhe ai e ka bërë këtë përmes negociatave. Reduktimi i ushtrive dhe Trump e ka zvogëluar numrin e trupave në Lindjen e Mesme dhe kriteri i tretë është promovimi i kongreseve të paqes”– thotë Tybring Gjedde