Fëmija i parë vajzë apo djalë? Dafina Zeqiri flet për herë të parë për planet familjare me Dj Geek
Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.
Përveç, karrierës ajo ka folur për jetën e saj personale, si dhe marrëdhënien që ka me të dashurin e vet, DJ Geek.
Gjithashtu ajo ka treguar dhe për planet familjare në të ardhmen, ku tha se fëmijë i pëlqen të ketë çun dhe goc.
Dafina Zeqiri: Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.
Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua s’ka lidhje nëse është çun apo goc. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë.
Po ashtu Dafina përballë moderatores Lati, zbuloi projektin e saj të radhës, ku tha se do të jetë një dokumentar, ku do të zbuloi gjëra të pathëna kurrë më parë.