“Viti ka 12 muaj, Messi luajti vetëm në Korrik”. Në Gjermani e quajnë skandal fitoren e Messit

“Viti ka 12 muaj, Messi luajti vetëm në Korrik”. Në

Gazeta më e madhe sportive e Gjermanisë, “Bild” e hap me një titull të madh “Zgjedhje skandaloze”, Lewandowski vetëm i dyti.

Sigurisht që në këtë vend bënin tifo për sulmuesin polak të Bayernit por në arsyetimin e tyre ka diçka edhe që mund të diskutohet në lidhje me Messin.

Diferenca në votime ishte vetëm 33 pikë dhe për gazetën Bild ishte Lewandowski që e meritoi në 2020 dhe nuk ja dhanë pasi u anulua e ndërsa sot ata cituan edhe fjalët e Messit që deklaroi se Lewandowski duhej të ketë një Top të Artë.

Gjithsesi, ai që bëri me shumë bujë ishte ish mbrojtësi Lotthar Matthaus që e ka fituar në 1991 një Top të Artë dhe që nuk përtoi të thoshte diçka të fortë

“Viti 2021 ka 12 muaj dhe jo vetëm një muaj kur dhe Messi bëri gjëra të mira dhe fitoi Copa American. Jam një fans i Messit por mendoj se nuk po shkëlqen në fushë”, deklaroi ish mbrojtësi gjerman.

EMISIONET