Talenti i sulmit drejt rinovimit me Milanin, zbarkon në selinë e klubit për kontratën e re deri në vitin 2031

Francesco Camarda është pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Milanin. Sulmuesi i talentuar, i lindur në vitin 2008, ndodhet në selinë e klubit kuqezi për të firmosur marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2031.
Me këtë lëvizje, Milani “blindon” një prej talenteve më premtues të akademisë së tij, vetëm pak orë pasi veproi në të njëjtën mënyrë edhe me Christian Comotto.
Strategjia e klubit është e qartë: të sigurojë me kontrata afatgjata futbollistët e rinj më të talentuar, duke shmangur përsëritjen e rasteve si ai i Mattia Liberalit, i cili u largua nga Milani dhe iu bashkua Comos.
Camarda konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit italian dhe drejtuesit kuqezi e shohin atë si një pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë të klubit.
