U tërhoq zv*rrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë dhe më i motivuar se kur hyra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 19:44

Aktivisti Edison Lika i cili u shoqërua nga policia gjatë protestës së ditës së sotme është liruar pas katër orë shoqërimi në komisariat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lika shkruan se është më i fortë dhe më i motivuar.
Ai ftoi qytetarët të bashkohen në protestën, e cila do të mbahet për pak minuta para Kryeministrisë.
“Më i fortë, më i motivuar dhe sigurisht më i buzëqeshur se kur hyra. Bashkohemi në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” dhe këndojmë “Raaaamaaa Jeeepee Dorëheqjeeen!”, shkruan ai.

