Mbreti mbetet Lionel Messi. Argjentinasi fiton Topin e Artë për herë të shtatë

Mbreti mbetet Lionel Messi. Argjentinasi fiton Topin e Artë për

Kishte disa dyshime por nuk mund të ndodhte ndryshe. Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2021 duke e shkruajtur emrin e tij për herë të shtatë në histori.

Askush si sulmuesi argjentinas i cili bëhet lojtari i parë me 7 trofe të tillë dhe ishte po i fundit që e fitoi këtë çmim në 2019 sepse në 2020 për shkak të pandemisë nuk u dha një vlerësim i tillë.

Edhe pse Lewandowski bëri mirë, një vit monstruoz, nuk mund të arrinte nivelin botëror, madhështinë e argjentinasit i cili ka vlerësimin e madh nga e gjithë bota.

Mbyllet kështu në mënyrën më të mirë të mundshme kjo ceremoni që premion lojtarin më të mirë në botë.

Messi i pari, Lewandowski i dyti dhe Jorginho i treti, renditja më logjike e mundshme./Ora News/.

EMISIONET