VIDEO/ Sparta e Pragës shkëlqen në Champions ndaj Salzburgut, Laçi shënon gol klasi. Bologna-Shakhtar “në paqe”

VIDEO/ Sparta e Pragës shkëlqen në Champions ndaj Salzburgut,

U luajtën prej orës 18:45, dy duelet e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Sparta e Pragës shkëlqeu me rezultatin 3-0 në duelin ndaj Salcburgut, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë.  

Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke vulosur shifrat në 3-0.

Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli. 

Përballja tjetër mes Bolonjës dhe Shakhtar Donetsk u mbyll në barazim pa gola.

Vlen të theksohet fakti se ukrainasit humbën penallti në minutën e 4-t, me gjuajtjen e Sudakov që u ndal nga portieri Skorupski.

GOLAT:

https://dubz.link/c/fc625a

https://streamff.co/v/62df997f

https://dubz.link/c/0d5daa

EMISIONET