VIDEO/ Ronaldo-show, Al-Nassr siguron suksesin e thellë në kampionat

VIDEO/ Ronaldo-show, Al-Nassr siguron suksesin e thellë në kampionat
Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane kanë gjetur menjëherë gjuhën e përbashkët në fushën e lojës.

Luzitani dhe senegalezi ishin dy lojtarët kryesorë në suksesin 5-0 ndaj Al-Fateh i firmosurnga tripleta e portugezit dhe dopieta e sulmuesit afrikan.

Kjo është fitorja e parë pas dy humbjeve në javët e para të kampionatit për Al-Nassr që këtë sezon ka dy objektiva të rëndësishëm, titullin në Saudi Pro League dhe Champions League në Azi.

Vendin e parë në kampionat e mban Al-Ittihad i Benzema dhe Al-Ahli i Firminho dhe Ibanez.

EMISIONET