VIDEO/ Mateo Deda, fiksojeni këtë emër! “Perlë” në kombëtaren shqiptare, nipi përshëndet me supergol kujtimin e gjyshit Zef Deda

VIDEO/ Mateo Deda, fiksojeni këtë emër! “Perlë”

Mateo Deda është djali i aktorit të humorit Julian Deda dhe nipi i ikonës së humorit shqiptar, të ndjerit Zef Deda.

Mateo nuk ka vendosur të ndjekë gjurmët e paraardhësve të tij, por ka nisur të hedhë hapat e parë në futboll.

Deda ‘Junior’ është pjesë e Tiranës U-16 dhe gjithashtu lojtar i ekipit Kombëtar në këtë grupmoshë.

Mateo ka zhvilluar një ndeshjeme përfaqësuesen kuqezi dhe ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit.

Në një distancë prej 25 metrash, Deda dërgon topin në cepin e rrjetës dhe shënon një gol mjaft të bukur që vjen si ‘përshëndetje’ në kujtim të gjyshit të tij, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Videon e golit e ndan vetë Julian Deda i cili nuk ka sesi të mos jetë krenar për djalin e tij.

EMISIONET