Kroati Dalic: Grupi më i vështirë i mundshëm, Shqipëria e rrezikshme

Kroati Dalic: Grupi më i vështirë i mundshëm, Shqipëria

Shqipëria do të përballet me Italianë, Kroacinë dhe Spanjën në grupet e Euro 2024. Trajneri Zlatko Dalic ka folur së fundmi sërish për këtë grup, duke e cilësuar si më të vështirin e mundëshëm.

“Sipas mendimit tim kemi grupin më të vështirë të mundshëm. Luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës, kundër fituesve në fuqi të Ligës së Kombeve, ne jemi të tretët në botë, pra është grupi më i vështirë.

Shqipëria, që luajti mirë në eliminatore, gjithashtu nuk është aspak kundërshtar i lehtë. Më e keqja që mund të na ndodhte.

Shqipëria?  Ata ishin të parët në grup, luajtën mirë dhe këtë nuk e priste askush. Realizuan një detyrë të shkëlqyer. I kemi në grup.

Siç e thashë, grupi është shumë i vështirë. Kemi dy emra të mëdhenj, dhe Shqipërinë që është tepër, tepër e rrezikshme”, deklaroi Dalic.

Grupi B është cilësuar si grupi i ferrit në “Euro 2024”, ku Shqipëria do të përpiqet që të bëjë mrekullinë edhe pse shanset duket theksuar se janë minimale.

EMISIONET