VIDEO/ Ertjan Kofsha shpallet kampion Bote në Peshëngritje

VIDEO/ Ertjan Kofsha shpallet kampion Bote në Peshëngritje

Peshëngritësi 18-vjeçar shqiptar, Ertjan Kofsha, i cili është shpallur kampion bote për moshat U-20 në peshëngritje në stilin e shkëputjes.

Ai kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg, për ta ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit.

18-vjeçari rrëmbeu medaljen ne stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 KG.

Puna e palodhur e sportistit bashkë me trajnerin e tij Leonard Toska dha një rezultat të shkëlqyer në këtë event kaq madhor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

EMISIONET