UEFA Futsal Champions League/ Tirana njeh kundërshtarët, zbardhet kalendari i ndeshjeve të Grupit B që do të luhen në Shqipëri

UEFA Futsal Champions League/ Tirana njeh kundërshtarët, zbardhet

UEFA ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të fazës para-eliminatore të Futsal Champions League 2026/27, teksa në Grupin D merr pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal.

Bardheblutë do të ketë përballë në këtë grup Hjørring Futsal Klub (Danimarkë), Futsal Club Cardiff (Uells) dhe Apoel FC Nicosia (Qipro) dhe të gjitha sfidat do të luhen të gjitha në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë në datat 26, 27 dhe 29 gusht.

Sfida e parë do të jetë ajo mes Hjørring Futsal Klub dhe Futsal Club Cardiff, që do të nisë në ora 17:00 më 26 gusht, teksa në të njëjtën ditë, në orën 20:45 po në sallën e Parkut Olimpik do të luhet edhe sfida e dytë mes FC Tiranës dhe Apoel FC Nicosia.

Më 27 gusht do të luhen dy sfidat e tjera të grupit: APOEL FC Nicosia – Hjørring Futsal Klub në ora 17:00 dhe Tirana Futsal – Futsal Club Cardiff, që do të yhvillohet në ora 20:45.

Ndeshjet e treta që të grupit do të luhen më datë 29 gusht. Takimi Futsal Club Cardiff – APOEL FC Nicosia është planifikuar të nisë në ora 17:00 dhe në 20:45 do të luhet sfida e fundit e grupit Tirana Futsal – Hjørring Futsal Klub .

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

Hjørring Futsal Klub – Futsal Club Cardiff, 26 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

APOEL FC Nicosia vs. Tirana Futsal, 26 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

APOEL FC Nicosia vs. Hjørring Futsal Klub, 27 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

Tirana Futsal vs. Futsal Club Cardiff, 27 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

Futsal Club Cardiff vs. APOEL FC Nicosia, 29 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”

Tirana Futsal vs. Hjørring Futsal Klub, 29 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

EMISIONET