EMRI/ Elektriçisti ra në kontakt me rrymën elektrike, 60-vjeçari në Pogradec ndërron jetë në punë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik.

Viktima është identifikuar si 60-vjeçari Agim Beqiri, i cili mësohet se ka qenë duke kryer ndërhyrje teknike kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë e goditjes elektrike, ai ka humbur jetën menjëherë, pavarësisht përpjekjeve për ndërhyrje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e mënyrës se si ndodhi aksidenti dhe nëse janë respektuar masat e sigurisë gjatë punës.

EMISIONET