U mor p*ng nga ish-i fejuari pasi i vr*u prindërit/ Ora News siguron VIDEON nga momenti kur shpëtohet 24-vjeçarja, polici e merr në krahë...

Ora News ka siguruar pamjet nga momenti kur forcat e Policisë shpëtojnë 24-vjeçaren, e cila u mor peng nga 35-vjeçari Refit (Neril) Buzi pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht në Roskovec.
Në video shihet ndërhyrja e efektivëve, ku një ndër to u afrua dhe e mbajti në krahë të renë.
Ngjarja nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, kur 35-vjeçari hyri i armatosur me armë gjahu në banesën e familjes Plaka dhe hapi zjarr ndaj bashkëshortëve Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka.
Kosta Plaka humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij u transportua në spital, ku, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale që zgjati mbi pesë orë, nuk mundi t'u mbijetojë plagëve.
Pas krimit, autori mori me forcë 24-vjeçaren, me të cilën kishte pasur një lidhje prej nëntë vitesh, dhe u largua nga banesa. Pas operacionit policor, e reja u shpëtua pa dëmtime.
Pak çaste më vonë Refit Buzi u vetëvra.

