Gjesti prekës që fshihet pas kaçurrelave të Cucurella-s

Pamja e yllit të Real Madrid dhe i kombëtares spanjolle që fitoi kupën e Botës në Botërorin 2026 ka tërhequr gjithnjë vëmendjen me pamjen e tij në fushë. Flokët kaçurrela të gjatë dhe gjithmonë të lëshuar kur luan në fushë.
Për shumë njerëz dhe tifozë në mbarë botën ka qenë një mister arsyeja pse Cucurella ka vendosur të mbajë të flokët e gjatë kaçurrela.
Në fakt, pas kësaj fshihet një arsye mjaft prekëse familjare. Cucurrela i mban flokët e gjatë kaçurrelë që i biri i cili është me spektrin autik ta njohë menjëherë në fushë.
Ky gjest ka prekur miliona njerëz në mabrë botën.
Gjatë intervistë në mediat e huaja Cucurella së bashku me bashkëshorten e tij kanë rrëfyer mes emocionesh i është jeta me Mateon djalin e tyre.
Ata treguan se pas lindjes së tij, vunë re diçka ndryshe në sjelljen e tij, që e dallonte nga fëmijët e tjerë dhe aty nisi kalvari i vështirësive.
Cucurella dhe bashkëshortja e tij Claudia Rodriguez do të duhet të mësonin bashkë me djalin e tyre./ CNA
