TJETËR AKSIDENT MES TRE MAKINAVE/ Përplasen në aksin Fier-Levan 3 automjete, ja çfarë mësohet

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Levan, në zonën e njohur si Çezma e Levanit, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

