VAPA DHE VIROZAT VERORE/ Pediatrët tregojnë si mund t'i dallojnë prindërit simptomat

VAPA DHE VIROZAT VERORE/ Pediatrët tregojnë si mund t'i

Temperaturat e larta të verës mund të ndikojnë në gjendjen fizike të fëmijëve, duke e bërë të vështirë për prindërit të dallojnë nëse lodhja, plogështia apo mungesa e oreksit shkaktohen nga vapa, apo janë shenjat e para të një viroze.

Mjekët pediatër këshillojnë që çdo ndryshim në sjelljen dhe gjendjen e fëmijës të mos neglizhohet, pasi vlerësimi në kohë ndihmon në marrjen e trajtimit të duhur.

Sipas mjekut pediatër Albert Lama, prindërit janë ata që e njohin më mirë rutinën e përditshme të fëmijës dhe mund të vënë re më shpejt ndryshimet që sinjalizojnë një problem shëndetësor.

Mjeku thekson se konsultimi i hershëm me profesionistët e shëndetit është mënyra më e sigurt për të dalluar nëse bëhet fjalë për një virozë apo për një gjendje të shkaktuar nga temperaturat e larta, duke shmangur komplikacionet dhe trajtimet e vonuara.

EMISIONET