Times Square në ekstazë për Kupën e Botës – 8 ditë festë globale në zemër të Nju Jorkut

Mirësevini né metropolin e botës qytetit që nuk fle, Times Square, këtu, ku bota po takohet çdo ditë. 8 ditët e para të Kupës së Botës 2026 e kanë kthyer këtë shesh legjendar në një festë të vërtetë magjike, një karnaval global të pasionit, të ngjyrave dhe simboleve kombëtare, brohoritjeve që vetëm futbolli di t’i sjellë.
Çdo ditë, nga mesdita deri vonë në mesnatë, mijëra tifozë nga të gjitha kontinentet kanë në zemër për të pushtuar Times Square me ngjyrat e flamurve dhe simboleve të tyre.
Çdo ditë me flamujt e tyre që valëviten, me këngët tradicionale, me vallëzimet e zjarrta dhe me pasionin që të ngjall goosebumps, ata e kanë bërë këtë vend sinonim të gëzimit të madh futbollistik, për mbar botën.
Atmosfera kudo këto ditë është e papërshkrueshme!
Duket sikur sytë e të gjithë botës janë kthyer drejt Nju Jorkut, i cili ka pritur mbi 1.5 milionë turistë të huaj të etur për festë. Rrugët, sheshet, parqet dhe lokalet të gjitha janë kthyer në një skenë të madhe ku futbolli bashkon njerëzimin.
Brazilianët me bluzat e verdha të ndezura vallëzojnë me samba pa pushim, duke e bërë Times Square të dridhet nga ritmet tropikale.
Argjentinasit, me ngjyrat blu të qiellit dhe të bardhë (çeleste biancho), këndojnë “Argentina! Argentina!” me zë të lartë, duke ngritur në qiell fanelën me numërin 10 me emrin e Messit dhe ëndrrën e tyre të tretë për fitimin e kupës.
Festimet e tyre aq të zjarrta sa së bashku me algjerianët sollën edhe ndërhyrje të policisë njujorkeze. Por, kjo është edhe ajo bukuria e Kupës së Botës, ndonjëher e edhe me festime të çmendura e të pakontrollueshme, porse gjithmon sporti mbetet i bukur, e i gjallë!
Francezët sollën elegancën festive të tyre, me këngë, vallëzime dhe brohoritje alla française. Një festë kjo si në shtëpin e tyre në Parisë në Champs Élysées, ku qindra mbështetës të saj mbështjellë me flamuj brohorasin France- France.
Egjiptianët dhe tifozët afrikanë mbushën atmosferën festive të këtij botërori në Nju Jork , me ritmet e tyre afrikane, të zjarrta dhe "ulërima" që shkojnë deri në kup të qiellit.
Latinët, ekuadorianët, uruguai, kolumbianët, dhe meksikanët festojnë me ngjyra të ndezura, muzikë latine salsa dhe merende gëzim që ska fund.
Aziatikët sjellin tjetër atmosfer me australianët, irakun, iranin, jordaninë dhe koreanët.
Ndërkohë, që evropianët krijojnë një mozaik magjik, me francezët, gjermanët, portugezët, kroatët, holandezët, spanjollët, anglezët dhe skocezët, që kan ardhur me gajdet e tyre karakteristike, fustanellat tradicionale dhe këngët e lashta.
Që të gjithë e kan kthyer Times Square, në një festë evropiane plot ngjyra dhe krenari.
Kudo që të kthesh kokën, sheh një festë të gjallë. Flamuj që valëviten si valë deti, ekrane të mëdha që transmetojnë ndeshjet, tifozë që përqafohen me njeri tjetrin, vallëzime spontane, brohoritje që shpërthejnë sa herë që ka ndonjë gol apo ndonjë fitore.
Surprizat e 8 ditëve të ndeshjeve hapëse vetëm sa e shtuan magjinë e këtij botërori sepse duket sikur festa sapo ka filluar tani që përfunduan ndeshjet e para hapse në grupe.
Nju Jorku, qyteti që nuk fle, këto ditë vetëm po feston! NYPD ka marrë të gjitha masat për siguri, bizneset janë plot e përplot. Dhe, mbi të gjitha, është një festë paqësore ku të gjitha kulturat takohen, ku njerëzit nga të gjitha anët e botës ndihen si një familje e vetme nën hijen e futbollit.
Kupa e Botës 2026 sapo ka kaluar 8 ditët e para nga 39 ditët e mrekullueshme, por në Times Square festa tashmë është në kulmin e saj më të lartë.
Këtu, në qendrën e botës, futbolli nuk është thjesht sport, por është gjuhë universale që bashkon zemrat, është magji që ndez dritat e Times Square më fort se kurrë.
Ne do të jemi këtu çdo ditë, me camer dhe mikrofon në dorë, për t’ju sjellë pulsin e vërtetë, emocionin dhe bukurinë e kësaj feste të madhe globale që ka vetëm një emër Kupa e Botës FIFA 2026 - Mexico, Kanada dhe SHBA.
