Tifozët e Bayernit në “unison”, kërkojnë largimin e trajnerit Tuchel
Bayern Munich pësoi një disfatë të rëndë ndaj Bayer Leverkusen me bavarezët që u mposhtën në transfertë me shifrat 3-0. “Aspirinat” e trajnerit Xabi Alonso i “dhuruan” bavarezëve një goditje të fortë për llogaritë e kampionatit.
Pas humbjes me Leverkusen, tifozët bavarezë shpërthyen në akuza ndaj trajneri Thomas Tuchel.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, pjesa më e madhe e tifozëve të Bayern Munich ishin të bashkuar në një pikë, kërkojnë me ngulm nga drejtuesit që të largojnë Tuchel.
Ky sezon ka nisur keq me Bayernin që humbi Superkupën, u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe tani e sheh veten pesë pikë prapa Leverkusen në kampionat.
Tifozët kërkojnë një reagim nga drejtuesit, por edhe nga vetë Tuchel që të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të largohet.