“Ronaldo e meriton Botërorin”/ Gazetarja "nuk i ndahet" ekipit: Nuk e ndryshoj skuadrën e zemrës
Gazetarja Fiorenca Cana ishte e ftuar në studion e emisionit “Ora e Botërorit”, ku ndau mendimet e saj për Kombëtaren e Portugalisë, Cristiano Ronaldon dhe ekipet që mbështet prej vitesh.
Cana pranoi se një nga arsyet kryesore që e ka afruar me Portugalinë është Cristiano Ronaldo, ndërsa beson se ylli portugez meriton të fitojë një Kupë Bote për të kompletuar karrierën e tij të jashtëzakonshme.
"Nuk do ta mohoj, një ndër arsyet është ai dhe mendoj që i duhet një Kupë Bote Ronaldos për të gjitha cilësitë që ai ka si lojtar."-tha ajo.
Megjithatë, ajo u shpreh se mbështetja për Portugalinë nuk lidhet vetëm me praninë e Ronaldos dhe se do të vazhdojë të jetë tifoze e kombëtares edhe pas largimit të tij nga futbolli.
"Nuk besoj. Unë jam besnike ndaj skuadrave që zgjedh të mbështes."-u shpreh gazetarja.
Gjatë bisedës, Cana tregoi se po përpiqet të ndjekë sa më shumë ndeshjet e Botërorit, edhe pse angazhimet profesionale dhe oraret e takimeve e bëjnë të vështirë këtë gjë.
Ajo veçoi paraqitjen e Meksikës në ndeshjen e parë të turneut, ndërsa pranoi se numri i lartë i kartonëve të kuq nuk i la shijen më të mirë për një start Botërori.
Në fund, gazetarja foli edhe për pasionin e saj për Real Madridin.
Edhe pse e konsideron sezonin e fundit të klubit spanjoll si një nga më të dobëtit e viteve të fundit, ajo mbetet e lidhur me fanellën madrilene dhe nuk e vë në diskutim mbështetjen për ekipin e saj të zemrës.


