Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani! Djali i ish-zyrtarit të Policisë, akuzohet si pjesë e grupit që trafikonte kok*inë nga Amerika Latine drejt Europës

Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja drejt vendit tonë Eralbi Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me kërkesë të SPAK, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara.

Eralbi Breçani akuzohet zyrtarisht për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të Europës.

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani!

Përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Eralbi Breçanin.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë.

Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, kunati i tij, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale.

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani!

Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

EMISIONET