Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara zbritjes në fushë për ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026.
Çfarë ndodhi? Gjatë transferimit të pajisjeve logjistike nga baza e tyre stërvitore para-turneut në West Palm Beach (Florida) drejt kampusit “Swope Soccer Village” në Kansas City (Missouri), ekipi i Anglisë ka rënë pre e një vjedhjeje masive. Hajdutët kanë arritur të marrin pothuajse të gjithë materialin sportiv, duke përfshirë këpucët e futbollit të personalizuara për lojtarët kryesorë dhe pothuajse të gjithë topat e stërvitjes. Si për ironi, në çantat e mbetura është gjetur vetëm një top i vetëm.
Kush janë të dyshuarit dhe reagimi i policisë Stafi i sigurisë së kombëtares angleze dyshon se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë pikërisht shoferët e kompanisë të cilëve u ishte besuar transporti i mallrave. Policia e Kansas City ka lëvizur me shpejtësi, duke vënë në pranga dy persona.
“Po hetojmë një vjedhje të mundshme të pajisjeve nga një automjet i ekipit, i cili ka mbërritur në Kansas City me një pjesë të konsiderueshme të sendeve që mungonin,” thuhej në deklaratën zyrtare të forcave të rendit lokal.
Gara me kohën e Federatës Angleze (FA) Ndërsa Federata Angleze e Futbollit po bashkëpunon ngushtë me autoritetet amerikane për gjetjen dhe rikuperimin e materialeve, menaxherët e logjistikës kanë nisur një garë të ethshme me kohën. Ata janë vënë menjëherë në kontakt me markat e mëdha sponsorizuese për të prodhuar dhe sjellë me urgjencë këpucë të reja, të përshtatshme për lojtarët përpara fillimit të ndeshjeve zyrtare.
Kujtojmë që Anglia është pjesë e një grupi të fortë dhe debutimi i saj do të jetë mjaft impenjativ.
The scandal of the century — and no surprise, it’s in the United States.
— China pulse ???????? (@Eng_china5) June 13, 2026
Orlando, Florida witnessed an unusual incident inside England’s World Cup 2026 training camp, just hours before their scheduled session, after the team’s equipment was completely stolen.
According to… pic.twitter.com/AGUiPm6j6Q
Kalendari i Anglisë në Grupin e Botërorit:
17 Qershor: Angli – Kroaci (në Dallas)
23 Qershor: Angli – Ganë (në Boston)
27 Qershor: Angli – Panamà (në Nju Jork)
Top Channel


