VIDEO/ "Ndizet" keq Botërori! Prezantuesja joshëse e motit zhvishet për fitoren e Meksikës

Tifozët në Meksikë po vijojnë të festojnë triumfin e parë të kombëtares së tyre në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror 2026, ku “El Tri” mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në Meksiko Siti.
Por, përtej festës legjitime në rrugë dhe stadium, vëmendjen maksimale të rrjetit e ka rrëmbyer një postim viral i modeles dhe ish-moderatores së njohur, Yanet Garcia.
35-vjeçarja meksikane, e cila numëron miliona ndjekës në mbarë botën, ka ndezur atmosferën e Botërorit duke publikuar një video mjaft provokuese në llogarinë e saj në Instagram. E veshur vetëm me të brendshme, Garcia shfaqet duke kërcyer dhe duke luajtur me një top futbolli, teksa krahas videos ka shkruar: “VAMOS MÉXICO!⚽️ ????????”.
¡Nos encanta el mundial México 2026!
— Chicas Farándula (@FarandulaChicas) June 10, 2026
Yanet Garcia @Yanet pic.twitter.com/ujGh9mMP2i
Me këtë gjest mjaft të guximshëm, bukuroshja ka dashur të tregojë mbështetjen e saj të zjarrtë për përfaqësuesen e vendlindjes, e cila e nisi në mënyrën më të mirë rrugëtimin në këtë kampionat botëror.
Nga ekrani i televizionit në platformat digjitale
Yanet Garcia u bë e famshme botërisht falë punës së saj si prezantuese e parashikimit të motit në rrjetet televizive, ku format e saj trupore dhe stili i prezantimit bënë që shumë media ndërkombëtare ta cilësonin zyrtarisht si “prezantuesja më seksi e motit në botë”.
Vitet e fundit, ajo vendosi të shkëputej nga televizioni për t’iu dedikuar plotësisht krijimit të përmbajtjes digjitale dhe modelingut, ku korr një sukses të jashtëzakonshëm. Edhe phe aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Garcia tregon në çdo moment se zemra e saj rreh për Meksikën.
Kujtojmë që Meksika do të luajë ndeshjen e saj të radhës në Kampionatin Botëror më 18 qershor kundër Koresë së Jugut, ndërsa më 24 qershor do të përballet me Çekinë. Me siguri, nëse ekipi vazhdon me fitore, ndjekësit e Yanet Garcia-s mund të presin surpriza të tjera në rrjetet e saj sociale.


