VIDEO/ Maroku zhbllokon sfidën. Brazili i Ancelottit reagon shpejt

Brazil-Marok, pjesa e parë
31' Vinicius vendos barazpeshen
30’- Vazhdon dominimi i Marokut. Brahim Diaz i afrohet golit të dytë, por topi i devijuar shkon në duart e Alisson.
27’– Tjetër tentativë nga Maroku. Hakimi lëviz bukur nga e djathta dhe gjuan fort, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
21’- GOOOOOL MAROKU 0-1! Kundërsulm vrastar nga marokenët dhe Saibari e ndal topin në fundin e rrjetës, për të zhbllokuar takimin.
19’- Vertikalizim i Raphinhas për Vinicius, por Hakimi me një ndërhyrje vendimtare e dërgon topin në këndore.
13’- Zgjohet Brazili dhe i shkon shumë afër golit të avantazhit. Vinicius shpërthen nga e majta dhe kroson në zonë, por Thiago nuk gjuan dot me kokë pranë vijës fatale.
7’- Mundësia e parë për shënim për Marokun. El Aynaoui sheh tentativën e tij në zonë, të ndalet nga Guimaraes.
6’- Vazhdon dominimi i marokenëve në minutat e para. Brazili vuan për të dalë në sulm.
2’- Maroku e nis agresiv dhe merr kontrollin e lojës në këto minuta të para. Brazili në pritje të rinisjes.
0′- Starton supersfida. Pritet spektakël në fushë.

