Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Një ngjarje e pakëndshme po turbullon ujërat në përfaqësuesen e Turqisë gjatë qëndrimit të tyre në finale e Kupës së Botës.
Skuadra, e cila është vendosur në Vankuver të Kanadasë për ndeshjet e saj, është vendosur në qendër të kritikave pas disa pamjeve të bëra publike që kanë sjellë një “tërmet” të vërtetë mediatik në Stamboll.
Konkretisht, disa nga futbollistët e kombëtares turke janë fotografuar nga paparacët dhe kalimtarët teksa shijonin momente qetësie në ballkonin e hotelit të tyre luksoz.
Megjithatë, ajo që ka tërbuar tifozët dhe drejtuesit e federatës është fakti se lojtarët janë parë duke pirë duhan, një gjest ky krejtësisht i papranueshëm për sportistë të nivelit të tillë, aq më tepër në mes të kompeticionit më të rëndësishëm në rruzull.
Stuhia në rrjetet sociale dhe mediat turke: Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi të rrufeshme në platformat sociale, ku tifozët turq, të njohur për pasionin e tyre të zjarrtë, nuk i kanë kursyer kritikat e ashpra.
Deri më tani, nga kampi i Turqisë në Vankuver nuk ka pasur një reagim zyrtar, por pritet që ky episod të sjellë gjoba të majme ose pezullime të brendshme për lojtarët e përfshirë.


