Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit, ja si rreshtohen skuadrat në Spanjë-Argjentinë

E gjithë bota mban frymën, pasi në Njw Jersey luhet finalja e madhe e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.
“La Roja”-t vijnë në këtë duel si kampionët e Europës dhe duan të përsërisin suksesin e 16 vite më parë, kur në Afrikën e Jugut fituan yllin e tyre të parë në fanellë.
Nga ana tjetër, “Albiceleste”-t janë kampionë në fuqi dhe kërkojnë që të ruajnë titullin, për të përcjellë Messin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Surprizat nuk kanë munguar në formacionet e të dyja skuadrave, me de La Fuenten që ka zgjedhur të lërë në stol Pedrin, ndërsa Scaloni nga ana tjetër ka preferuar të startojë Julian Alvarez në vend të Lautaro Martinez, edhe pse ky i fundit shënoi golin e kualifikimit në gjysmëfinalen me Anglinë.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë slloveni Slavko Vinčić.
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon, Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Baena, Oyarzabal.
Trajner: Luis De La Fuente
ARGJENTINA: E. Martinez, Montiel, Romero, Lisandro, Tagliafico, De Paul, Mac Allister, Enzo, Nico Gonzalez, Messi, Alvarez.
Trajner: Lionel Scaloni

